PS legjitimitoi kërkesën për shkarkimin e tij/ Meta: Mos u merrni me “shashka”, hetoni krimet zgjedhore

PS legjitimitoi kërkesën për shkarkimin e tij/ Meta: Mos u merrni

Pas institutcionalizmit të kërkesët së PS për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Meta mbetet i prerë në qëndrimin e tij për shqyrtimin e çdo ankesë në lidhje me proçesin zgjedhor, që sipas tij nuk ka përfunduar ende.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund."

Ndonëse nuk e ka përmendur çështjen drejtpërdrejtë, presidenti në fuqi konsideron nismën e socialistëve për rrëzimin e tij si “shashkë”, teksa bën thirrje për hetim të krimeve zgjedhore.

"Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”

 

EMISIONET