E RËNDË NË KUKËS! Efektivi 35-vjeçar nga Prizreni gjendet pa jetë në varrezat e Morinës, nis hetimi për a*mën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 22 korrikut në varrezat e fshatit Morinë, ku është gjetur pa shenja jete një 35-vjeçar nga Prizreni, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Kosovë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Sh. H., banues në Prizren.
Ai u gjet rreth orës 08:25, ndërsa në vendngjarje u sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Nga hetimet e para dyshohet se efektivi mund të ketë humbur jetën si pasojë e një plasjeje me armë zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saj.
Për hetimin është ngritur një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e gjetur në vendngjarje është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për mbledhjen e të dhënave që do të ndihmojnë në dokumentimin e rastit.


