BOOM - 18 muaj pas tërmetit, familja në Rrashbull vijon të jetojnë në shtëpinë që u rrezikon jetën

Emisioni investigativ Boom udhëtoi në fshatin Manskuri, njësia administrative Rrashbull.

Sadik Gjuzi është kryefamiljari, i cili tregon situatën e rëndë të familjes së tij.

Shtëpia u është dëmtuar nga tërmeti, e më pas është përfshirë dhe nga një zjarr, por familja janë të detyruar të jetojnë në banesën e dëmtuar DS4, pasi nuk kanë ku shkojnë.

Familja mbledh ujë shiu nëpër bidonë për ta përdorur, në mungesë të ujit.

Na tregon shtëpinë e djegur, pasi ka rënë zjarr në shtëpi, shtëpia është e pa jetueshme, por vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Ai shprehet se s’kanë as ujë as drita dhe asgjë tjetër, por jetojnë vetëm me qiri.

Të pestë anëtarët e familjes flenë në një dhomë të vetme dhe vetëm një nga djemtë e vegjël punon për të siguruar jetesën e familjes.

"Vetëm djali më i vogël i shtëpisë punon dhe me paratë që sjell ai ne shtyjnë jetesën.  Djalit i ka rënë barra e shtëpisë. Unë dua që vetëm të rindërtohet shtëpia, e të fusim kokën brenda, të jetojmë si gjithë njerëzit. Ne nuk marrim bonus qiraje." 

Boom shkoi në njësinë administrative Rrashbull, në zyra e emergjencave të kësaj njësie për të kërkuar informacion.

Zyra sqaroi se për rastin e zotit Sadik Gjuzi është bërë aplikimi, dokumentet janë shtjelluar dhe se problemi i zotërisë është pjesa e infrastrukturës së rindërtimit.

Zyra e Emergjencave shtoi se firma që është kontraktuar për pjesën e rindërtimit e ka pasur të pamundur dhe se z. Gjuzi ka bërë një kërkesë ndaj njësisë për përfitimin e grantit të rindërtimit, që ta ndërtojë vetë Shqipërinë.

Përsa i përket bonusit të qirasë, theksohet se qytetarit i është kërkuar të dorëzojë dokumentet në mënyrë që t'i kalojë bonusi i qirasë.

Punonjësja e Zyrës për Boom theksoi se ka tre muaj që qytetarit i ka kaluar bonusi i qirasë. 

EMISIONET