Pengesë ndaj policit në detyrë/ Arrestohet një person në pikën kufitare të Merdarës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 10:00

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, nën dyshimin se ka penguar një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026, rreth orës 05:20, ku i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka ndërhyrë në punën e zyrtarit policor.
Policia njoftoi se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi është liruar dhe ndaj tij do të ndiqet procedura e rregullt ligjore.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

