Shkencëtarët holandezë po stërvitin bletët për të nuhatur koronavirusin

Shkencëtarët holandezë po stërvitin bletët për

Shkencëtarët kanë përdorur nuhatjen akute të bletëve për të zbuluar koronavirusin në një metodë që mund të zbatohet në vendet në zhvillim pa mjetet e nevojshme diagnostike, thanë studiuesit në Universitetin Wageningen.

Projekti, i kryer nga InsectSense dhe Wageningen Bioveterinar Research (WBVR), përfshiu testimin e rreth 150 bletëve duke përdorur metodën Pavlov.

Sa herë që bletët ishin të ekspozuara ndaj virusit, atyre u jepej ujë sheqeri si shpërblim.

Koronavirusi shkakton një ndryshim metabolik në trup i cili lëshon një erë të caktuar të cilën bletët dhe qentë mund ta dallojnë për shkak të nuhatjes së tyre shumë të zhvilluar.

Trajnimi i bletëve zgjati vetëm disa minuta, zbuluan shkencëtarët dhe bletëve i duhen vetëm disa sekonda për të identifikuar erën.

Shkencëtarët shpresojnë që nëse metoda do të ketë sukses  bletët mund të trajnohen për të zbuluar koronavirusin në të gjithë botën.

InsectSense ka krijuar tashmë një makinë prototip për të trajnuar bletët.

Nuk ka rrezik që bletët të përhapin virusin, tha profesori Wim van der Poel për DutchNews.nl.

'Bletët nuk janë të ndjeshme ndaj virusit dhe nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjatë provave.' 'BeeSense', siç është quajtur sistemi diagnostikues, mund të ndihmojë vendet në zhvillim të cilave u mungon infrastruktura për diagnostikim dhe nuk kanë mundësi të përdorin teknologjinë më të fundit. Wageningen dhe InsectSense po punojnë gjithashtu për të ashtuquajturën teknologji biochip LumiNose , e cila përdor receptorët e erës së insekteve për të zbuluar virusin.

EMISIONET