"Kjo nuk është protestë paqësore"/ Balla publikon policin e pl*gosur: Ky është t*rrorizëm, gjaku i policisë është gjaku i shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 09:59

Taulant Balla ka ndarë një video të një efektivi policie të lënduar nga sulmet e protestuesve. Polici shihet i gjakosur në kokë, ndërsa Balla e quan protestën “terrorizëm.”
“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan ai.

