Pas përplasjes me Dani Olmon në Botëror, Roberto Ayala kërkon falje: Emocionet më morën kontrollin

Legjenda e futbollit argjentinas dhe ndihmëstrajneri i përfaqësueses, Roberto Ayala, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në përfundim të finales së Kupës së Botës 2026, ku u pa duke shtyrë mesfushorin spanjoll Dani Olmo.
Spanja mposhti Argjentinën 1-0 pas vazhdimeve falë golit të Ferran Torresit, duke siguruar trofeun e dytë botëror në histori. Pas përfundimit të ndeshjes, tensionet shpërthyen në fushë mes lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave.
Pamjet televizive treguan disa përplasje mes futbollistëve argjentinas dhe spanjollë, ndërsa momenti që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i Ayala ndaj Dani Olmos.
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Valencias kërkoi falje për sjelljen e tij, duke pranuar se reagimi nuk ishte i duhur, por mohoi se kishte goditur futbollistin spanjoll.
“Natyrisht që më vjen keq. Nuk duhet të lejoj që emocionet të ndikojnë në reagimet e mia”, deklaroi Ayala, duke shtuar se bëhej fjalë vetëm për një shtyrje dhe jo për një goditje.
Ai theksoi se nëse do të ketë mundësi ta takojë Olmon, do t’i kërkojë falje personalisht, duke marrë përgjegjësinë për veprimin e tij.
“Qëllimi im ishte të ndaja palët, por ndonjëherë emocionet marrin kontrollin. Kjo nuk është justifikim”, përfundoi Ayala.


