Teknologjia në kyçin e dorës/ Orët inteligjente me EKG sjellin një epokë të re në monitorimin e zemrës

Teknologjia në kyçin e dorës/ Orët inteligjente me EKG

Orët inteligjente me funksionin e elektrokardiogramit (EKG) po transformojnë mënyrën se si njerëzit monitorojnë shëndetin e zemrës, duke mundësuar kontrollin e ritmit kardiak direkt nga kyçi i dorës.

Nga pajisje që dikur shërbenin vetëm për numërimin e hapave, orët moderne janë zhvilluar në mjete që analizojnë një sërë treguesish shëndetësorë falë sensorëve dhe algoritmeve të avancuara.

Teknologji të reja, si sistemi TruSense i Huawei, përdorin analiza inteligjente për të monitoruar aktivitetin e zemrës. Funksioni EKG regjistron aktivitetin elektrik të saj për rreth 30 sekonda dhe ruan rezultatet që mund të konsultohen edhe me mjekun.

Këto pajisje mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të çrregullimeve të ritmit të zemrës, përfshirë fibrilacionin atrial, një gjendje që lidhet me rrezik më të lartë për probleme kardiovaskulare.

Përveç EKG-së, modelet e avancuara matin edhe rrahjet e zemrës, oksigjenin në gjak, nivelin e stresit dhe temperaturën e lëkurës, duke ofruar një pasqyrë më të gjerë të gjendjes fizike të përdoruesit.

Ekspertët theksojnë se orët inteligjente nuk zëvendësojnë kontrollet mjekësore, por mund të shërbejnë si një mjet shtesë për monitorim të vazhdueshëm dhe sinjalizim të hershëm të ndryshimeve shëndetësore.

 

 

EMISIONET