McAllister kritik ndaj BE-së: Të mbajë premtimin për integrimin e Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave për Kosovën

McAllister kritik ndaj BE-së: Të mbajë premtimin për

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka hehdur kritika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se kjo e fundit duhet të mbahë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën apo integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij tha se vonesat në e bëra në lidhje me çështjet e mësipërme ulin kredibilitetin e unionit.

“Dua të flas për përgjegjësinë e BE. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin.

Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti.

 

EMISIONET