Nuk e aksidentoi polici, 55-vjeçarin me biçikletë e goditi i ndaluari me derën e makinës

Nuk e aksidentoi polici, 55-vjeçarin me biçikletë e goditi i

Një 55-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë në kryeqytet ka mbetur i plagosur në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”.

Fillimisht policia në njoftimin paraprak për ngjarjen bëri me dije se "mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç".

Por pas hetimeve në vendin e ngjarjes dhe kqyrjes së  pamjeve filmike, policia sqaroi se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç.

"Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore" thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET