Apeli e riktheu në burg pas lirimit me kusht, arrestohet në Sarandë 46-vjeçari korçar

Apeli e riktheu në burg pas lirimit me kusht, arrestohet në

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është arrestuar nga policia e Sarandës.

Leon Kodra alias Leonard Kodra, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, u vu në pranga pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

46-vjeçari do ti dorëzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

EMISIONET