Kontratë luksoze në Turqi / Ernest Muçi blindohet te Trabzonspori, zbulohet paga marramendëse prej 2.5 milionë eurosh

Kontratë luksoze në Turqi / Ernest Muçi blindohet te

Ernest Muçi do të shpërblehet për paraqitjet e tij të shkëlqyera në sezonin e fundit, pasi Trabzonspor ka vendosur të investojë fuqishëm për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Sipas të përditshmes sportive turke “Fanatik”, marrëveshja mes palëve ishte arritur më herët dhe tashmë është formalizuar në një kontratë të re afatgjatë. Rroga e re e lojtarit pritet të arrijë në 2.5 milionë euro në sezon, pa përfshirë taksat që aplikohen në Turqi.

Kontrata e re është 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Nëse klubi do të aktivizojë klauzolën e zgjatjes, paga e sulmuesit shqiptar mund të shkojë deri në 2.75 milionë euro në vit.

Trabzonspor ka investuar më herët 9.5 milionë euro për kartonin e Muçit, duke vendosur një rekord historik për klubin turk në merkato, çka tregon besimin e madh te futbollisti i kombëtares shqiptare.

Muçi ka lënë menjëherë gjurmë në kampionatin turk, pas një periudhe huazimi nga Beshiktashi, ku u dallua për performancat e tij në sulm.

Edhe pse sezoni nisi me ritëm të ngadaltë, ai shpërtheu më pas me statistika mbresëlënëse: 15 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar sezonin më të mirë të karrierës së tij.

Në Superligën turke, ai realizoi 11 gola dhe 4 asistime, ndërsa në Kupën e Turqisë kontribuoi me 4 gola dhe 5 asistime, duke ndihmuar skuadrën edhe në fitimin e trofeut.

Forma e tij e konfirmon si një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Trabzonspor, ndërsa pritshmëritë për sezonin e ardhshëm janë edhe më të larta.

EMISIONET