Blero flet për raportin me Teutën pas lindjes së djalit: Urimi i saj ishte shumë i mirëpritur

Blero ka ndarë detaje nga jeta e tij private pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, duke folur edhe për marrëdhëniet me personat e rëndësishëm nga e kaluara.
Në një intervistë për emisionin “Prive By Liberta Spahiu”, këngëtari u ndal te raporti me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, duke theksuar se mes tyre vazhdon të ekzistojë respekt dhe mirëkuptim.
Blero zbuloi se urimi i Teutës për lindjen e djalit të tij dhe Nitës ka qenë një gjest që e ka vlerësuar shumë.
“Urimi i Teutës, nënës së Tarës, ka qenë shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues”, u shpreh këngëtari.
Ai shtoi se nuk dëshiron të rikthehet te historitë e tjera nga e kaluara, duke theksuar se fokusi i tij tashmë është te familja dhe jeta e re që ka ndërtuar.
Blero dhe Teuta kanë ruajtur ndër vite një raport të bazuar në bashkëpunim dhe respekt, veçanërisht për shkak të vajzës së tyre, Tarës.


