Botërori merr shije në Miami / Kroasantët me flamujt e kombëtareve bëhen hit për tifozët

Pasioni për futbollin në Botërorin 2026 nuk po shfaqet vetëm në stadiume, por edhe në pastiçeri. Në Miami, një furrë buke ka tërhequr vëmendjen e tifozëve me një ide të veçantë: kroasantë në formë topi futbolli, të dekoruar me flamujt e gjashtë kombëtareve pjesëmarrëse.
Brazil, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Meksika, Franca dhe Uruguai janë kombëtaret që janë kthyer në frymëzim për këto ëmbëlsira unike.
Por surpriza nuk është vetëm vizuale. Çdo kroasant ka edhe një shije të veçantë, të krijuar për të reflektuar traditat gastronomike të vendit që përfaqëson.
Sipas shefes së pastiçerisë, qëllimi i kësaj ideje është të kombinojë kulturën, ushqimin dhe emocionin e futbollit, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për tifozët.
Me Miami-n që pret ndeshje të rëndësishme të Botërorit, përfshirë çerekfinalen dhe sfidën për vendin e tretë, këta kroasantë janë kthyer në një nga atraksionet më të veçanta të turneut jashtë fushës së lojës.


