Braholli: Çdo biznes është i prekur nga situata me review-t negative, ka sjellë pasiguri te klientët
Sipërmarrësi Arjan Braholli, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, foli për ndikimin e review-ve negative ndaj bizneseve dhe pasojat që mund të sjellin në aktivitetin e tyre.
Braholli u shpreh se çdo biznes ndikohet nga një situatë e tillë, pasi informacionet që qarkullojnë në internet janë të dukshme për publikun dhe mund të ndikojnë në perceptimin e klientëve.
Sipas tij, protestat dhe komentet negative online kanë sjellë një pasiguri te klientela, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e saj dhe në ecurinë e bizneseve.
Ai theksoi se në një kohë kur interneti luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e konsumatorëve, çdo zhvillim publik mund të reflektohet te reputacioni dhe aktiviteti i bizneseve.

