Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado/ 12 të burgosur rezultojnë pozitivë

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në

Një shpërthim i tuberkulozit është regjistruar në një qendër federale paraburgimi për emigrantë në Kolorado, ku të paktën 12 persona të ndaluar kanë rezultuar të infektuar. Dhjetëra të tjerë janë vendosur në karantinë pas përhapjes së sëmundjes.

Sipas dëshmisë së një prej të paraburgosurve, 88 personat e ndaluar në të njëjtin ambient iu nënshtruan testeve, ndërsa rezultatet treguan 12 raste pozitive, nga vetëm një rast i identifikuar disa ditë më parë.

I paraburgosuri pretendon se personat e infektuar nuk u izoluan menjëherë, por u mbajtën në të njëjtin ambient me të tjerët, ndërsa të gjithë u urdhëruan të qëndronin në karantinë për të paktën një javë.

Situata u rëndua edhe më tej nga prishja e sistemit të kondicionimit në qendër, duke detyruar stafin të shpërndante ventilatorë elektrikë për të ndaluarit.

Qendra, e cila ka një kapacitet të deklaruar prej 1,532 personash, ka qenë më herët objekt kritikash për kushtet shëndetësore dhe menaxhimin e rasteve të sëmundjeve infektive. Një tjetër shpërthim i tuberkulozit ishte raportuar edhe vitin e kaluar, duke nxitur kërkesa për më shumë transparencë mbi situatën në qendrat federale të paraburgimit për emigrantë.

EMISIONET