Trump pret Kryeministrin e Irakut në Shtëpinë e Bardhë: Ne e duam Irakun

Trump pret Kryeministrin e Irakut në Shtëpinë e Bardhë: Ne e

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Irakut, Ali al-Zaidi, në një takim të fokusuar te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe roli i Bagdadit në rajon.

Gjatë mbërritjes së kryeministrit irakian, Trump dha një mesazh të shkurtër për mediat duke deklaruar: “Ne e duam Irakun”. Ai vlerësoi gjithashtu lidershipin e ri irakian, duke thënë se qytetarët e këtij vendi janë “shumë mirë të përfaqësuar”.

Iraku konsiderohet një partner i rëndësishëm strategjik për Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për shkak të pozicionit të tij gjeografik pranë Iranit dhe ndikimit që ka në ekuilibrat e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Pas deklaratave për mediat, Trump dhe al-Zaidi zhvilluan bisedime në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për çështje dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

EMISIONET