Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Kim Kardashian ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto nga pushimet verore ndërsa pranë saj shfaqet edhe Lewis Hamilton kampioni i Formula 1.
Në postimin e publikuar në Instagram, Kim ndau një fotografi me Hamilton dhe vajzën e saj, Chicago. “Verë në liqen me njerëzit e mi të preferuar”, shkroi 45-vjeçarja krahas fotove dhe videove nga pushimet familjare.
Në album shfaqen gjithashtu katër fëmijët që Kim ka nga martesa me artistin Kanye West: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Pas muajsh spekulimesh mbi marrëdhënien e tyre postimet e funidit janë interpretuar nga fansat si një shenjë mes prezantimit të Hamilton me fëmijët e Kardashian.Ndërkohë që komentet positive nga ndjekësit nuk munguan.
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh ndërsa romanca mes tyre nisi të përflitet në fillim të vitit 2026 duke u shfaqur në disa evente së bashku.

