Ozuni: Kauzat kërkojnë ndërgjegjësim, jo pjesëmarrje vetëm për fotografi

Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, komentoi pjesëmarrjen në protestat e lidhura me fenomenin e review-ve negative ndaj bizneseve.

Ozuni u shpreh se shqetësimi i tij lidhet me një pjesë të personave që, sipas tij, i bashkohen protestave më shumë për shkak të trendit dhe për të qenë pjesë e një momenti viral, sesa për të mbështetur një ide apo kauzë të qartë.

Sipas tij, ka persona që marrin pjesë pa pasur informacion të plotë mbi atë çfarë po ndodh, duke e parë protestën si një mundësi për fotografi apo për të qenë aktivë në rrjetet sociale.

Ozuni theksoi se kjo kategori njerëzish mund të dëmtojë edhe mesazhin e atyre që kanë një qëllim të qartë dhe një organizim të mirëfilltë, duke shpërqendruar vëmendjen nga çështja kryesore.

EMISIONET