Barcelona vendos çmimin për Ferran Torres, PSG gati të paguajë 50 milionë euro për sulmuesin spanjoll

Barcelona vendos çmimin për Ferran Torres, PSG gati të

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torres, ndërsa ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për sulmuesin spanjoll, i cili po ndiqet me interes nga Paris Saint-Germain.

Sipas Diario Sport, kampioni i Evropës është në bisedime të avancuara për transferimin e 26-vjeçarit, ndërsa vetë lojtari thuhet se ka dhënë dritën jeshile për një kalim në ‘Parc des Princes’, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Kombëtarja e Spanjës, Luis Enrique.

Me kontratën e Torres që skadon verën e ardhshme, drejtuesit e Barcelonës synojnë të përfitojnë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij, në vend që ta humbin pa dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, PSG ka nevojë për përforcime në repartin ofensiv. Pas shitjes së Gonçalo Ramos te Milani dhe largimit të pritshëm të Randal Kolo Muanit, Luis Enrique ka kërkuar transferimin e Ferran Torres për të forcuar sulmin.

Barcelona planifikon t'i përdorë të ardhurat nga shitja e mundshme e spanjollit për të financuar afrimet e reja, me sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, që mbetet objektivi kryesor i klubit katalanas.

Torres zhvilloi një sezon shumë të mirë me Barcelonën, duke realizuar 21 gola në të gjitha garat.

Aktualisht ai është pjesë e Kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku "Furia e Kuqe " do të përballet me Francën në gjysmëfinale.

EMISIONET