Zbardhet e vërteta e ligjit të l*ftës me Greqinë/ Chrisopoulos: Ja pse mbahet peng formalisht prej vitesh

Zbardhet e vërteta e ligjit të l*ftës me Greqinë/

Ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, një temë e debatuar gjerësisht prej dekadash, rezulton të jetë më shumë një ngërç formal i mbajtur peng nga çështje pronësore sesa një konflikt i mirëfilltë mes dy vendeve fqinje. Historikisht, në vitin 1987, ish-kryeministri grek Papandreu i propozoi kabinetit qeveritar heqjen e këtij ligji. Megjithatë, një pengesë kushtetuese bllokoi finalizimin e këtij akti, pasi e drejta ekskluzive i takonte Presidentit të Republikës.

Dimitris Chrisopoulos , Profesor në Universitetin Panteion, Athinë, i ftuar në emisionin "Drejt” në “ORA NEWS" u shpreh se posti mbahej nga Xarxetakis, një figurë me prirje nacionaliste, i cili me gjasë do të refuzonte firmosjen e dekretit. Sot, situata paraqitet krejtësisht ndryshe në terren.

Mes Shqipërisë dhe Greqisë ekzistojnë marrëveshje për fqinjësi të mirë, shkëmbime të shumta dhe një prani masive prej rreth një milion shqiptarësh të integruar në shtetin grek. Marrëdhëniet e ngushta mes liderëve të dy shteteve e bëjnë ekzistencën e këtij ligji të ngjajë me një paradoks të kohëve moderne.

Thelbi i problemit që mban gjallë këtë "ligj fantazmë" rezulton të jetë regjimi i sekuestros mbi disa pasuri të shqiptarëve, të bllokuara nga qeveria greke që në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Zgjidhja e këtij ngërçi kërkon vullnet politik nga pala greke për të përmbyllur çështjen e pronave, e cila mund të arrihet përmes një marrëveshjeje dëmshpërblimi me Shqipërinë, e ndjekur më pas nga një dekret presidencial që do të vuloste përfundimisht heqjen e ligjit. Përdorimi i kësaj çështjeje thellësisht formale nga qarqe të caktuara nacionaliste për të nxitur përçarje dhe për të helmuar marrëdhëniet dypalëshe, konsiderohet gjerësisht si një praktikë abuzive dhe e dëmshme.

“Në Greqi ishte Papandreu kryeministër dhe Papulias ministër i jashtëm. Në vitin 1987, Papandreu si kryeministër i propozon kabinetit atë që ishte heqja e ligjit të luftës. Këtu ka një pozitive se hiqet ligji i luftës, por ekziston dhe një negative që në bazë të kushtetutës greke përgjegjës për heqjen e ligjit të luftës është vetëm presidenti i Republikës.

Papandreu nuk e dha këtë mundësi ish-presidentit Xarxetakis që ishte në periudhën kohore, se me shumë mundësi ish-presidenti i cili ishte disi nacionalist nuk do e bënte, nuk do e jepte dekretin për heqjen e ligjit të luftës. Megjithatë ligji i luftës ndërmjet dy vendeve nuk është vetëm një letër, është një situatë e vërtetë.

Kur kemi një vendim qeverie e cila ka hequr ligjin e luftës, kur kemi një marrëveshje nëntë vite më pas për bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë, kur kemi një milion shqiptarë që bëhen grekë dhe kemi shkëmbime të tilla ndërmjet dy vendeve, për këndvështrimin tim është jashtëzakonisht problematike që të diskutojmë për ligjin e luftës.

Çfarë do të duhet të bëjë Greqia këtu dhe cila është përgjegjësia e Greqisë? Do të duhet që të zgjidhi çështjen e disa pronave të cilat janë në një regjim sekuestro. Në momentin që zgjidh këtë, në fakt flasim për disa pasuri të shqiptarëve të cilët kur filloi lufta qeveria greke i vendosi nën sekuestro. Le të vendosi Shqipëria me Greqinë për një dëmshpërblim që të marri Shqipëria për këto pasuri dhe të mbarojë kjo histori me një dekret presidencial që të”- shtoi ai. 

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

EMISIONET