Zbulohet plani i qëllimshëm i Greqisë me emigrantët shqiptarë/ Christopoulos: Ja çfarë ndodhi në të vërtetë për 15 vite

Marrëdhënia mes shtetit grek dhe emigrantëve shqiptarë ka kaluar nëpër faza të rëndësishme dhe vendime të llogaritura politike që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e mijëra njerëzve. Të dhënat konfirmojnë se për rreth 15 vite, një pjesë dërrmuese e emigrantëve shqiptarë në Greqi u detyruan të jetonin në një sistem gjysmë të jashtëligjshëm.
Ky fenomen nuk ishte aspak një aksident burokratik, por një vendim i qëllimshëm i qeverive greke për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, duke i lënë këta individë pa dokumente dhe duke nxitur punën në të zezë. Kjo qasje krijoi një ngërç të madh social, duke lënduar raportet e besimit nga ana e një komuniteti që kishte ndërtuar të gjithë jetën dhe aktivitetin aty.
I ftuar në emisionin "Drejt” në “ORA NEWS", Dimitris Chrisopoulos , Profesor në Universitetin Panteion, Athinë, theksoi se historia ka edhe një anë tjetër, e cila shënon një kthesë thelbësore pas vitit 2010. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë filluan të pajisen me shtetësi greke, duke u rritur në kushte të barazisë së plotë kushtetuese me fëmijët vendas. Ky zhvillim përfaqëson një thyerje të jashtëzakonshme të mentalitetit në një shtet ku, deri para dy dekadash, ekzistonte bindja e fortë se grekë të vërtetë ishin vetëm pasardhësit e figurave antike si Tuqididi dhe Perikliu.
Sot, ky proces asimilimi dhe integrimi mund të shërbejë si një model i vyer për të gjithë Evropën, sidomos në një kohë kur Shqipëria ndodhet shumë pranë integrimit në Bashkimin Evropian.
Ndërsa në fillimet e tyre emigrantët shqiptarë dalloheshin lehtësisht për shkak të varfërisë dhe ndryshimeve sociale, pas një dekade ata u integruan aq thellë sa u bënë të padallueshëm në shoqërinë greke. Ky transformim mbresëlënës vërehet edhe sot në auditorët universitarë, ku studentët shqiptarë dhe ata grekë ndajnë të njëjtin realitet pa asnjë dallim të dukshëm, duke dëshmuar suksesin e një bashkëjetese të ndërtuar mes sfidave.
“Gabimi më i madh që ka bërë, pra, ishte një politikë që ka ndjekur, nuk ishte një aksident. Është se për rreth 15 vite të gjithë emigrantët në Greqi jetonin në një sistem i cili ishte i jashtëligjshëm ose gjysmë i jashtëligjshëm, sepse ofronin punë të zezë. Por nuk ishte një gabim, por ishte një vendim i qëllimshëm i qeverisë greke për të marrë punonjës të cilët ishin ose krah të lirë pune.
Por fakti që është i jashtëligjshëm për 15 vite në një moment kur ka gjithë jeta e tij është në normalitet, pra çdo aktivitet i tij është sikur jeton në vendin e tij, ky është një problem i madh. Është e vështirë edhe për të analizuar dhe për të parë edhe ato ndjesitë që ata do kenë kundrejt nesh. Në momentin që më thatë negativet, unë ju them për këtë.
Për pozitive nga viti 2010 e më pas fëmijët e emigrantëve shqiptarë kanë filluar që të marrin shtetësinë greke dhe rriten në kushte të një barazie kushtetuese me fëmijët e mi. Kjo është një arritje e madhe për një vend ku deri 25 vite më parë mendonin se grekë janë vetëm pasardhësit e Tuqididit edhe të Perikliut.”-tha ai.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE



