Francë-Spanjë në gjysmëfinalen e Botërorit, FIFA zgjedh gjyqtarin që nuk fal protestat

Francë-Spanjë në gjysmëfinalen e Botërorit, FIFA zgjedh

Francë-Spanjë do të jetë përballja e parë gjysmëfinale e Botërorit, një duel mes dy prej skuadrave më të forta të turneut që do të zhvillohet më 14 korrik në orën 21:00. Për këtë sfidë me shumë peshë, FIFA ka zyrtarizuar edhe arbitrin që do të mbajë drejtimin në fushë.

Bilbili i kësaj përballjeje do t’i besohet Ivan Barton nga Salvadori, një gjyqtar i njohur për vendimet e forta dhe për mënyrën strikte të menaxhimit të lojës.

Barton ka fituar famë gjatë karrierës për numrin e kartonëve dhe për faktin se nuk toleron kundërshtimet ndaj vendimeve të tij. Ai ishte arbitër edhe në ndeshjen Turqi-Paraguai, ku Paraguai fitoi 0-1, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë.

Gjyqtari nga Salvadori hyri gjithashtu në historinë e futbollit pasi u bë i pari që akordoi karton të kuq për një lojtar që mbuloi gojën gjatë një komunikimi në fushë.

Tashmë Ivan Barton përballet me një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, gjysmëfinalen Francë-Spanjë, ku çdo vendim mund të ketë ndikim të madh në rrugëtimin e dy skuadrave drejt finales së Botërorit.

 

EMISIONET