Nga viti 1966 e deri më sot/ Muço: Botërori me 48 ekipe është një barrë e rëndë për lojtarët

Në emisionin “Ora e Botërorit” avokati Agim Muço, duke ndarë eksperiencën e tij të gjatë si ndjekës i rregullt i kampionateve botërore që nga viti 1966, ka shprehur skepticizëm për formatin e ri, duke e konsideruar zgjerimin me 48 skuadra si një mbingarkesë të papërballueshme për futbollistët.

"Botërorët i kam ndjekur që kur kam qenë fëmijë.

Mbaj mend të parin, botëror që kam parë, kam parë botërorin e Anglisë.

Në vitin '66, edhe nuk kam në asnjë rast që të mos kem parë botërorët e radhës.

Pra i kam parë të gjitha. Sipas mendimit tim ky botëror ishte, duke qenë se siç thatë dhe ju, me 48 ekipe, u shtuan shumë ekipe, nga 32 edhe 16 të tjera, për mua ishte një barrë e rëndë për futbollistët", u shpreh Muço.

 

EMISIONET