Nga Gjykata e Hagës te “Ligji i Luftës”/ Christopoulos :Ja pse diplomacia mes Greqisë dhe Shqipërisë mbetet e bllokuar

Diplomacia ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur e mbërthyer në një labirint juridik dhe historik që duket se nuk ka një zgjidhje të shpejtë e të lehtë. Në qendër të këtij debati kompleks ndodhen dy shtylla kryesore që mbajnë pezull marrëdhëniet politike të nivelit të lartë: pamundësia për të gjetur një konsensus mbi kufijtë e zonave detare dhe prania absurde e një "Ligji Lufte" që daton që nga vitet e errëta të Luftës së Dytë Botërore.
Dimitris Chrisopoulos , Profesor në Universitetin Panteion, Athinë, një nga zërat më të fuqishëm evropianë për të drejtat e njeriut dhe ish-president i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, i ftuar në emisionin "Drejt” në “ORA NEWS" ka hedhur dritë mbi një nga çështjet më të diskutuara në rajon: marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Profesori theksoi rolin jetik që ka luajtur komuniteti shqiptar në shtetin grek përgjatë tri dekadave të fundit. Duke e konsideruar integrimin e shqiptarëve si një shembull të jashtëzakonshëm suksesi shoqëror, Christopoulos vuri në dukje se brezat e rinj me origjinë shqiptare po shërbejnë si një urë e fortë lidhëse mes dy kulturave.
Akademiku mbështet fuqimisht idenë e një identiteti të përbashkët greko-shqiptar, ku përkatësitë kombëtare nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë në harmoni.
I pyetur nga moderatori Luan Rama, përse ka zgjedhur të fokusohet pikërisht te ky raport specifik mes dy shteteve, profesori theksoi rolin e pashmangshëm të historisë dhe gjeografisë. Sipas tij, këta dy faktorë i kanë detyruar të dy kombet të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, ndaj e vetmja rrugë përpara mbetet ajo e dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke lënë pas përfundimisht paragjykimet e së shkuarës.
Një nga pikat më tërheqëse të kësaj analize mbetet koncepti i një identiteti të përbashkët greko-shqiptar. Ky fenomen mendohet të jetë forcuar sidomos nga brezat e rinj me origjinë shqiptare, të cilët po luajnë rolin e urës lidhëse mes dy shoqërive.Ai argumenton se përkatësitë kulturore dhe kombëtare mund të bashkëjetojnë në harmoni, duke krijuar një model të ri bashkëpunimi pa e përjashtuar njëra-tjetrën. Këto gjetje hapin një dritare të re mbi mënyrën se si pritet të formësohet e ardhmja e dy popujve ballkanikë.
“Për shqiptarët identiteti shqiptar është çështje e cila lidhet me gjuhën. Janë frekuenca të ndryshme, të cilat është e vështirë që të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. Vjen një shqiptar në Athinë para 30 vitesh dhe dëgjon ata që flisnin në mënyrë arvaniten dhe thotë: "Ja ku jemi në atdheun tonë". Atdheu është ai që ti ndjen.
Ashtu siç edhe një grek vjen në Korçë, mund të dëgjojë greqisht apo shikon ata qytetarët që mund të bëjnë kryqin dhe ai mendon se janë grekë. Edhe kjo është një gabim.
Shumë më pak nga ajo që unë mendoja. Eksperienca 36 vjeçare me emigracionin pas Luftës së Ftohtë në Greqi e shndërroi atë që është shoqëria greke. Dhe shumë shpesh shteti dhe ato që janë perceptimet e tij për t'u mbrojtur me ide të vjetra, ngecin, por shoqëria në përgjithësi ecën para.
Greqia ka ndryshuar jashtëzakonisht këto 35 vjet dhe një ndër arsyet është pikërisht prezenca e qindra mijëra emigrantëve shqiptarë. Por edhe shqiptarët kanë ndryshuar gjatë kësaj periudhe. E njëjta arsye është pikërisht sepse një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë emigruar në Itali apo edhe në vende të tjera evropiane. Këtë duhet ta vlerësojmë dhe të njohim se shoqëritë ndryshojnë."- u shpreh ai.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE




