Birja: Argjentina, Spanja e Franca s’janë surpriza, ja cilat ekipe më mahnitën me lojën e tyre

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, ish-futbollisti dhe trajneri Kadri Birja ka analizuar ecurinë e ekipeve pretendente, duke veçuar Japoninë dhe Marokun si dy skuadrat që kanë treguar futbollin më të bukur dhe risitë më interesante në fushën e lojës.

"Po në momentin që jemi tani unë nuk besoj se ka më surpriza, se unë mendoj që janë të paktën tre ekipet që ishin ato domethënë pretendentët, Argjentina, Spanja, Franca, që në fillim të sezonit.

Po në tërësi unë mendoj, unë për atë që e shikoj unë futbollin, për syrin tim, dy ekipe më kanë pëlqyer atë çfarë kanë treguar në fushë: Maroku dhe Japonia.

Kanë qenë dy ekipe që më kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Edhe Norvegjia, po Norvegjia unë mendoj që edhe me pak fat shkoi deri në këtë pikë.

Po për futbollin e treguar në fushë unë mendoj një Japoni jashtëzakonisht shumë e mirë. Edhe me një futboll që të paktën ne kishim kohë që nuk e shikonim me atë lloj sistemi, plus dhe me këto idetë e reja që kishte trajneri japonez, me këto kodet që ishin, ishte diçka risi për futbollin në Europë dhe në botë. Po dhe Maroku patjetër, nuk është se ishte surprizë", u shpreh Birja.

 

EMISIONET