Chelsea prezanton Xabi Alonson: Dua një skuadër të uritur

Kur kanë kaluar pak muaj nga fundi i eksperiencës së tij me Realin e Madridit, Xabi Alonso është gati të rinisë gjithçka nga e para në stolin e Chelsea në sezonin e tij të parë në Premier League në rolin e trajnerit.
Tekniku spanjoll kërkon që të rikthehet të jetë protagonist ashtu sikurse Chelsea që pas fitores së Botërorit të Klubeve në vitin 2025 nuk i respektoi pritshmëritë.
Xabi Alonso ka bërë prezantimin e tij dhe në konferencën e parë për shtyp spanjolli kërkoi që skuadra e e tij të zhvillojë një ambicie dhe uri për fitore.
‘Kualifikimi në kompeticionet evropiane është një objektiv, por duhen bërë shumë gjëra në mënyrën e duhur dhe në radhë të parë duhet të kuptojmë sesi duam ta luajmë-është shprehur Xabi Alonso-duhet të marrim vendime të rëndësishme, duhet të ndërtojmë principe solide dhe një mentalitet dhe kulturë të fortë brenda klubit’.
Tani Xabi Alonso mezi po pret që të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion për të nisur punën. Dhe duke qëndruar në këtë pikë, Xabi Alonso deklaroi se do t’i pëlqente që Enzo Fernandez të qëndronte në Stamford Bridge, me argjentinasin që është ende në Kupën e Botës së bashku me Reece James, Trevoh Chabolah e Malo Gusto. ‘Kam folur me të dhe do të doja që ai të qëndonte me ne’-tha Xabi Alonso.

