VIDEO/ Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut: Do të mësojmë edhe gjuhën

Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës. Në ceremoninë e zhvilluar, Rama i tha Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” tha Rama.

Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri: “E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.”

EMISIONET