VIDEO/ “O Lavdrim Krashi, a ta f*ti Rama a? O Balla o hajdut”- Shqiptarët i presin me “ceremoni”, përfaqësuesit e PS-së në Londër të rrethuar me badigardë thërrasin policinë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla dhe deputeti socialist Lavdrim Krashi i angazhuar gjatë kësaj kohe në organizimin e takimeve me shqiptarët në Britaninë e Madhe janë gjendur me një suprizë të pakëndshme së fundmi në Londër.

Krashi i cili nuk është përfshirë më në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit, është gjendur përballë thirrjeve të disa bashkëkombasve teksa po hynte në ambientet ku ishte parashikuar të mbahej me shqiptarët nga zyrtarët socialistë.

Ata nuk nguruan t’i kujtojnë atij përjashtimin e madh nga kryetari i PS-së Edi Rama dhe për këtë e kanë ironizuar.

“O Lavdrim Krashi, a ta f*ti Rama a?”, ishte pyetja ironike e protestuesve shqiptarë.

Ndërkaq të njëjtën pritje ata i kanë rezervuar edhe Taulant Ballës duke e akuzuar në distancë teksa Balla parakalonte në trotuar në shoqërinë e forcave të shumta sigurie.

“O Taulant Balla, o hajdut, o kriminel”, e thirrën shqiptarët atë.

Nisur nga kjo situatë është kërkuar më pas dhe ndihma e policisë së Londrës për të siguruar mbarëvajtjen e takimit të parashikuar.

EMISIONET