Si do të votojnë emigrantët? Bakalli: Sfidat janë shumë të mëdha, ka rrisqet e veta...

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte përfaqësuesi i lëvizjes "Diaspora për Shqipërinë e lirë për Kanadanë", Nador Bakalli, për të folur rreth temës se si do të votojnë emigrantët dhe diskutimet për mënyrën se si do të implementohet vota e diasporës.
"Ka disa vështirësi që ne presim, për shembull nëse do hyja direkt në detaje bëhet fjalë për shërbimin postar. Ne kemi kërkuar që të jetë një postë ndërkombëtare, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar kush do të jetë shërbimi postar. Kemi të bëjmë me regjistrimin, duhet të edukojmë qytetarët, që pasi platforma e KQZ të jetë gati, të dinë se si ta hapin linkun dhe të regjistrohen. Sfidat janë shumë të mëdha. Është hera e parë që bëhet ky poçes, ka dhe rrisqet e veta. Jemi duke u konsultuar dhe me KQZ dhe jemi pjesë aktive e atyre tryezave të konsultimit për të gjitha këto akte", u shpreh Bakalli

