Një parti e re në arenën politike, PSHD-ja, lëvizja e re që kërkon bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trojet. Mustafa: Mjaft na ka përçarë lobi rus

Partia Shpresa Demokrate është subjekti më i ri politik i cili lajmëron se ka nisur lëvizjen për krijimin e partive simotra jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Verit dhe në Malin e Zi.

Në studion e lajmeve në “Ora News” Dr. Adil Mustafa Sekretar Organizativ për trojet në PSHD dhe Bilbil Miftari, kryetar i PSHD-së për Kosovën, prezantuan disa nga piketat e platformës së kësaj partie e cila në krye të saj ka Profesorin shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçin.

Ata thanë se Partia Shpresa Demokrate është një parti e djathtë politike me parime të demokracisë amerikane.

“Në 2012 duhej bashkimi i trojeve shqiptare por politikën shqiptare e gjeti të përkrahur nga agjenturat anti-shqiptare dhe ka ardhur koha që kjo parti duhet të aktivizohet me mision për të krijuar një qeveri teknike dhe për të bërë Shqipërinë një Amerikë të vogël.

Në pikën 2 të programit ka si qëllim bashkimin e Shqipërisë dhe nuk mund të krijohën 4 Shqipëri në Ballkan. Pas murit të Berlinit tani duhet shkatërruar muri në trojet shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Adil Mustafa.

Në Kosovë, Bilbil Miftari tha se i ka mbledhur nënshkrimet për të regjistruar partinë, tani duhet të veprohet në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Lidhur me programin e PSHD-së dy drejtuesit e saj pohuan se programi është i krijuar që në vitin 2002 dhe ka hartën e Shqipërisë që nuk e ka asnjë parti tjetër.

“Programi ka 51 pika. Pika 1 Qëllimi i Partisë;

Pika 2 garanton bashkimin e Shqipërisë brenda kufijve natyrorë;

Pika 3 garanton Shqipëri të lirë dhe demokrate;

Pika 4 garanton votuesit;

Pika 5 garanton që nënshtetasit shqiptarë të udhëtojnë pa viza;

Pika 6 marrëdhënie miqësore me fqinjët;

Pika 7 në qendër njohjen e çamëve;

Pika 8 bashkëpunim dhe rrespektim i rregullave të OKB-së, nuk do lejojë hyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë;

Pika 12 miqësi me SHBA, rivlerësimin e figurave ndërkombëtare;

Pika 14 trajtim i veçantë me të rinjtë e demonstratave;

Rivlersim e dëmshpërblim dhe mbrojtje e të përndjekurve;

Pasuritë e paratë që janë grabitur do i kthehen shtetit;

Rishikimin e figurave shqiptare; Feja do jetë e lirë, pagesë pensionesh për punonjësit në ambiente fetare, përkatësinë shqiptare të klerikëe, prona e shenjtë, rikthimin e pronësisë, verifimin e pasurisë së pushtetarëve, pasuria private të jetë e paprekur nga qeveria, strehim për të gjithë të pastrehët, punësim për të gjithë, pagë si pas standarteve europiane, të drejtat e grave, kulturën e artin, kujdes të veçantë për Forcat e Armatosura; reforminim për gjyqësorin, funskionimin e sistemit ekzekutiv, garanton organizmin e shtetit demokrat, nxitjen e investimeve të huaja, rishikohët sistemi fiskal, populli shqiptar të arrijë një nivel ekonomik me shtetet e Evropës.

Ne dimë që Shqipërisa sipas nenit 8 nuk i mbron shtetasit. Shqipëria nuk na mbron se agjenturat janë të fuqishme”, u shpreh Adil Mustafa.

Partia Shpresa Demokrate është me mision për të marrë qeverinë.

“Qëllimi i tyre ka qenë për të mbush xhepat e vet. Ka korrupsion e kriminalitet, po nuk veprum shpejt Shqipëria do ngelë pa Shqiptarë. Shqiptarët duhet të besojnë se në stemën kryesorë ka hartën e Shqipërisë dhe partitë e tjera e kanë mbush xhepat e vet.

Ka ardhur koha që bashkimi i trojeve Shqiptare të bëhet se bashkimi bën fuqi. Partitë politike shqiptare kanë qenë të përçara, si në Mal të Zi, si në Maqedoni, si në Shqipëri duhet të veprojmë njëlloj.

Në 2021 ushtria amerikane u fut në Shqipëri dhe po e bëjnë Shqipërinë një fuqi në Ballkan. Në Shqipëri nuk do ketë luftë.

Amerikanët do nxjerrin ligjin e tokave. Kurse Partia Shpresa Demorkate do ketë mirqënie e investime dhe gjithë shqiptarët do kthehen në vendlindje.

Ne e dimë se ka krizë politike. PSHD do i fuqizojë arsimin, pensionistët dhe policinë”, tha Adil Mustafa.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO

- Z. Mustafa, juve jeni përfaqësues i PSHD-së, së pari do të doja të dija çfarë përfaqëson kjo parti?

Adil Mustafa: Unë jam me detyrë i ngarkuar nga kryetari, profesor Pëllumb Piliçi, organizator për të krijuar forcën politike Partisnë Shpresa Demokrate brenda kufijve të Shqipërisë natyrore. Pra, edhe për Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Partia Shpresa Demokrate është një parti e djathtë me parimet e demokracisë amerikane.

Cili është programi juaj?

Adil Mustafa: Në fakt, krizë politike kanë të gjitha trojet shqiptare sot. Edhe në Shqipëri për 600 vjet në trojet shqiptare ka dominuar lobi rus i cili e ka dëmtuar gadishullin ilirik. Shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve. Shqiptarët fitojnë çdo betejë, kanë vetëm një armik të madh: Dhe armiku i shqiptarëve janë vetë politika shqiptare e përkrahur nga agjentura anti-shqiptare. Në 2012-ën u bë 1000Vjetori i Pavarësisë dhe duhej që ribashkimi i trojeve shqiptare brenda kufirit natyror të saj të kishte filluar. Por politikën shqiptare e gjeti të përkrahur shumë nga agjenturat e huaja anti-shqiptare.

Dhe tani ka ardhur koha që së bashku me profesor Pëllumb Piliçin që kjo parti që është e regjistruar që në 2002-n të ri-aktivizohet dhe të marrë qeverinë dhe për të krijuar një qeveri teknike për ta bërë Shqipërinë një mini-Amerikë të vogël. Këtu është parimi i demokracisë amerikane. Që do të thotë është parti me një program amerikan siç është dhe Partia Republikane në SHBA. Dhe kjo parti ka përkrahje të madhe dhe ka sinjalin jeshil për të marrë pushtetin.

Z. Miftari Çfarë prisni ju se do të sjellë platforma juaj dhe partia juaj në realitetin politik shqiptar?

Bilbil Miftari, kryetar i PSHD për Kosovën: Unë jam kryetari i autorizuar nga profesor Pëllumb Piliçi për të krijuar PSHD-në në Kosovë. Ne do të jemi parti simotra me atë të Shqipërisë. Me programe pothuajse të njëjta, me programe ku prosperiteti i kombit është në themel të tyre. Heqja e barrierave të komunikimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve,m kapitalit dhe mallrave, si dhe burimeve njerëzore të shkencës etj.  

Adil Mustafa: Që kur erdhi në nëntor të 2022-it profesor Pëllumb Piliçi ne si PSHD kishim si program dhe për këtë thirrën në zyrat e partisë intelektualë dhe përfaqësues të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe mbajtëm një mbledhje për të krijuar një bërthamë dhe një program të përbashkët. Me këtë platformë dhe me këtë program “Bashkimi bën fuqinë”, sepse tani agjenturat na kanë përçarë dhe na kanë sunduar. Dhe për të mos ndodhur kjo tek PSHD-ja profesor Piliçi në pikën 2 të programit ka ribashkimin e trojeve shqiptare brenda kufijve të saj natyrorë. Dhe për këtë ne po organizohemi në të gjitha trojet shqiptare që ne të jemi si një trup dhe formë aty ku janë flamuri amerikan dhe shqiptar, dhe të mos tremben shqiptarët, sepse nuk mund të krijohen 4 Shqipëri në Ballkan. Porsa kohë trojet shqiptare janë të copëtuara do të ketë problem edhe Evropa, edhe Ballkani. Dmth Muri i Berlinit u shkatërrua në atë, tani duhet të shkatërrohet edhe muri mes shqiptarëve dhe të fillojë riorganizimi për shqiptarët të bashkuar brenda kufijve.

siklajda shorja partia shpresa demokrate adil mustafa bilbil miftari

EMISIONET