Gjykata e Tiranës vendos kontrollin e banesës së Dritan Goxhajt, reagon edhe Gjykata Speciale: Ja pse u arrestua
Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së. Burime zyrtare bënë me dije se Dritan Goxhaj, u arrestua në kryeqytet, me qëllim ekstradimin.
Ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Nderkaq Gjykata Speciale ka sqaruar dhe arsyen e leshimit te urdher-arrestit te Goxhajt.
"Ne nje shktim te publikuar 6 muaj me pare ne mediat e Kosoves Goxhaj nxirrte nder te tjera emrin e nje deshmitarje ne Gjykaten Speciale, konkretisht keshilltsren e Ministres se Drejtesise atje", sqaron Gjykata Speciale.
"Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë", thuhet ne njoftimin e Dhomave te Specializuara.