35-vjetori i Partisë Socialiste/ Nis festa, mijëra socialistë mblidhen para “Arenës Kombëtare”

Partia Socialiste e Shqipërisë festoon sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Pas festimeve në disa prej rretheve kryesore, festimet kulmojnë sot në sheshin përpara stadiumit “Arena Kombëtare”.
Përmes një videoje mjaft emocionuese të një koleksioni të fjalimeve të liderit historik Fatos Nano, është hapur festa e madhe e ditëlindjes së PS, që është në pushtet që nga viti 2013.
Ashtu siç pritej, në këto festime marrin pjesë një numëri mjaft i madh mbështetësish të Partisë Socialiste, teksa pak kilometra më tutje pritet të nisë protesta.

