“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Ky vend është amanet i shenjtë në zemrën time

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje. Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, Rama u shpreh se për të Shqipëria është një  amanet i shenjtë. 

Rama tha se për shpalljen e Vjosës park kombëtar, qerveria ka anuluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve.

“Leje të dhëna qorrazi në shtretërit e lumenjve në lumin e Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Nuk i është dhënë mbrojtje kaq e fortë, e shpëtuam Vjosën nga hidrocentralet. Jemi në betejë me një krimnel, kur i mori Shqipërisë 110 milionë euro në arbitrazh, dhe ata opozitarë shpërndanin para zgjedhjeve fletushkën se ikën 110 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve. Ai llum i sjellë në Shqipëri, nuk ka marrë asnjë qindarkë, por po përballet me drejtësinë në Belgjikë. Hidrocentrali i tij monstruoz iku për skrap. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, flamuri i ngritur në Vlorë nga plaku legjendar i pavarësisë, nuk ka qenë çarçaf patriotizmi, por për ne, për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe në zemrën time”, theksoi ai.

EMISIONET