Dalin fotot e Ardian Ramës dhe Elton Mehmetit: "Vëllai ishte vetëm figurant, ky i bënte pisllëqet"

Një denoncim i fortë ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, ku dritëhije të reja hidhen mbi personazhet e përfolur të botës së krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka zbuluar profilet e vërteta pas disa emrave të njohur, duke specifikuar rolet e secilit prej tyre.

Sipas qytetarit sinjalizues, në skenë del emri i Ardian Ramës, i cili njihet si nipi i të ndjerit Fatmir Rama, i njohur gjerësisht si "Miri i Xhikes". Denoncuesi sqaron se ndryshe nga çfarë mund të jetë menduar, vëllai i tij, Erjon Rama, ka qenë thjesht një figurë dytësore.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje si jeni! Kam fotografi të Adrian Ramës. Vëllai i vet, Erjon Rama, është thjesht figurant. Adriani është ai që i ka bërë pisllëqet dhe kam dhe fotografi kush është Adriani. Ndërsa ky tjetri është Elton Mehmeti, organizator gjithashtu bashkëpunëtor me Adrian Ramën."

Dalin fotot e Ardian Ramës dhe Elton Mehmetit: "Vëllai ishte

Në këtë skemë të denoncuar, përveç Ardian Ramës, qytetari ka nxjerrë në dritë edhe një emër tjetër: Elton Mehmeti. Sipas të dhënave të dërguara, Mehmeti nuk është thjesht një emër periferik, por etiketohet direkt si organizator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Adrian Ramës në aktivitetet e tyre.

- Ardian Rama: Cilësohet si personi kyç dhe "trupi" pas aktiviteteve të paligjshme.

- Erjon Rama: Përshkruhet thjesht si një figurant pa peshë reale.

- Elton Mehmeti: Identifikohet si organizatori dhe bashkëpunëtori kryesor i Ardianit.

Dalin fotot e Ardian Ramës dhe Elton Mehmetit: "Vëllai ishte

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar së fundmi masa sigurie “arrest me burg” për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama. Këto urdhër-arreste janë prerë në kuadër të operacionit të madh që po zhvillohet për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili sipas hetimeve drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Detyra e dy vëllezërve Rama brenda kësaj organizate dyshohet se ishte pastrimi i parave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme të grupit Koçeku.

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës:

Dalin fotot e Ardian Ramës dhe Elton Mehmetit: "Vëllai ishte

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

/ Marrë nga "JOQ Albania"

EMISIONET