“Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit”/ Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se projekti i Zvërecit është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit. Nga festa për 35-vjetorin e PS në Tiranë, kryeministri u shpreh se investimi do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë.

Rama tha se dhe ai po të ishte qytetar që informohet nga rrjetet sociale, do kisha dalë në bulevard. Kjo pas sipas tij, rrjetet sociale po frynë videot dhe po thonë gjysëm të vërteta.

 

“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, PS, puna E solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetori të lindjes së PS, një masë e madhe njerzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë, për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë. Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit tonë. E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlilojet e gjysmë të vërtetave, të fryra nga lloj lloj videsh dhe fotosh, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën d he mbi Sazanin, do kisha dalë në bulevard”, theksoi ai.

EMISIONET