SPAK mbyll hetimet/ Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur Erion Isai për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.

Kryetari i bashkisë Kolonjë, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku i është komunikuar zyrtarisht akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.

Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera.

Sipas prokurorisë, ai dyshohet se bashkë me punonjës të tjerë të bashkisë kanë favorizuar operatorë ekonomikë të caktuar gjatë procedurave të tenderave.

EMISIONET