EMRAT+LISTA/ SPAK zbardh detaje nga aksioni sot: 128 mln euro pasuri e sekuestruar 336 llogari bankare, vila, hotele, Lamborghini dhe qindra llogari

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar sot kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, gjatë së cilit u arrestuan dhe disa biznesmenë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi i nisur që në vitin 2021 ka dokumentuar aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa fitimet e përfituara janë investuar më pas në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi, kompani tregtare dhe biznese turistike në Shqipëri.

SPAK bën me dije se Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg” për 15 persona dhe “Arrest në shtëpi” për 5 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar disa prej masave, ndërsa një nga personat e shpallur në kërkim është arrestuar nga autoritetet greke.

Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K. dyshohet se kishin rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Hetuesit kanë dokumentuar një strukturë të organizuar që merrej me furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e kokainës në disa vende europiane.

Një nga episodet kryesore të dosjes lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa persona të përfshirë në transportimin e drogës. SPAK thotë se janë dokumentuar edhe sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Një pjesë e rëndësishme e provave është siguruar nga komunikimet e zbërthyera në platformën e koduar SKY ECC, përgjimet telefonike dhe bashkëpunimi me autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve europiane.

Përveç trafikut të drogës, hetimi ka zbuluar edhe një skemë të gjerë të dyshuar të pastrimit të parave.

Sipas SPAK, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare. Një pjesë e investimeve janë identifikuar në Tiranë, Palasë, Himarë, Vlorë dhe zona të tjera bregdetare me vlerë të lartë turistike.

Hetuesit dyshojnë se kompani të ndryshme janë përdorur për qarkullimin e fondeve dhe fshehjen e origjinës së të ardhurave që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të operacionit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuri me vlerë që sipas SPAK kalon 128.4 milionë euro.

Mes pasurive të sekuestruara janë: Dy vila në kompleksin Green Coast në Palasë; Dy vila në Rolling Hills në Tiranë; Shtatë vila dhe dy apartamente në Jalë; Vila të tjera në Gjilekë dhe Himarë; Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë; Mbi 113 mijë metra katrorë truall në Gjilekë; Prona në Sarandë, Shijak dhe Tiranë; Dhjetëra apartamente dhe garazhe në kryeqytet.

Vetëm në një nga projektet e sekuestruara në Tiranë janë vendosur nën sekuestro 38 apartamente, 23 apartamente të tjera në një projekt tjetër, si dhe 106 garazhe.

SPAK njofton se janë sekuestruar gjithashtu disa kompani tregtare që dyshohet se janë përdorur për pastrimin e parave.

Nën sekuestro kanë përfunduar kompani në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të gjitha llogaritë e tyre bankare.

Në total janë bllokuar 336 llogari bankare në banka të nivelit të dytë, ndërsa vetëm shumat që duhet të sekuestrohen nga subjektet tregtare arrijnë në mbi 6.2 milionë euro dhe rreth 9 milionë lekë.

Lista e aseteve të sekuestruara përfshin edhe automjete dhe mjete luksoze. Mes tyre janë një Lamborghini, një Mercedes-Benz G-Class, një Audi S8, mjete lundruese dhe gomone që dyshohet se janë blerë me të ardhura që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Të përfshirë: Artur Shehu, Ilir Shtufi, Orest Sota, Orgert Bircaj, Edmond Jaupi, Artur Koceku, Abedin Koceku, Erion Rama, Adi Rama, Dritan Aga , Baftri Troci, Gëzim Islami, Ardian Zykaj, Alfredo Hamzai, Adrian Rama, Erjon Rama, Orgest Bircaj, Orest Sota, Elton Memeti, Artur Shehu, Leonard Bishaj, Arben Ismaili, Edmond Jaupi, Besnik Myftari, Dritan Aga, Luciano Koceku alias Artur Koceku, Dino alias Abedin Koceku, Ervin Koceku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Gezim Islami, Ilir Shtufi.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
“Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:

EMRAT+LISTA/ SPAK zbardh detaje nga aksioni sot: 128 mln euro pasuri e

 Alfredo Hamzai,
Ardian Zykaj(alias G.B, G.T)
Adi Rama
Artur Shehu
Arben Ismaili,
Elton Memeti,
Orgert Bircaj,
 Orest Sota,
 Dritan Aga
L.K, (alias A.K)

Ilir Shtufi

EMRAT+LISTA/ SPAK zbardh detaje nga aksioni sot: 128 mln euro pasuri e
 Ilir Shtufi


Astrit Vladi,
Kastriot Vladi,
Dino alias Abedin Koceku
 Ervin Koceku

EMRAT+LISTA/ SPAK zbardh detaje nga aksioni sot: 128 mln euro pasuri e

si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:

Gezim Islami,
Leonard Bishaj,
Edmond Jaupi,
Besnik Myftari,
Erion Rama

Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.

Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

EMRAT+LISTA/ SPAK zbardh detaje nga aksioni sot: 128 mln euro pasuri e
Artur Koceku

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike                          

Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.

Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.

Përmes  analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY ECC dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme,  autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I,  B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.

Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përmes vendimit 427, datë 12.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri, referuar kontratave të shitjes nga shtetasit A.Sh, F.S, B.S tek kompania “A…L…D…sh.a”. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro. 

*Gjatë hetimeve do të bëhet edhe verifikimi i vlerës së saktë të pasurive të sekuestruara.

Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Vila

Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie
Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie.
Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë
Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë
Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë

Llogari bankare:

336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.
Sekuestro preventive është vendosur edhe  mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.

Truall:

Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.
Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.
11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.
Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.
Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.
Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator)
Hotel:

“AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë
Mjete lundruese:

Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.
Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.
Automjete

Automjet tip Audi S8
Mercedes Benz, model G-Class.
Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.
Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.
Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.
Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë
38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.
Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)
38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)
23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.
106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.
Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.
6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.
2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz
30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal.

EMISIONET