Aksidenti f*tal në aksin rrugor Korçë–Ersekë/ Policia: 76-vjeçari aksidentoi nënë e bir, i mituri ndërroi jetë në spital

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i cili ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë. Përmes një njoftimi policia ka bërë me dije, se shoferi 76-vjeçar ka aksidentuar nënë e bir.
Si pasojë e plagëve të marra vogëlushi i ndjerë ka humbur jetën në spital. E ëma e tij po merr ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

