35 vjetori i PS dhe protesta në shesh/ Maho: Bllokuan gjithë Tiranën për festën e partisë, administratën e morën me frikën e bukës së gojës

Kryeqyteti po përballet me një kaos të vërtetë dhe një situatë tepër të tensionuar, teksa festa për 35-vjetorin e PS ka paralizuar qarkullimin dhe kanë ngritur alarmin për incidente të rënda.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte gazetari Armand Maho, i cili lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës direkt për bllokimin masiv të Tiranës dhe për rrezikun e një përplasjeje fizike në rrugë.
Sipas tij, kryeministri po përdor pushtetin për të detyruar administratën publike të marrë pjesë në një aktivitet festiv për 35-vjetorin e partisë, duke i kërcënuar punonjësit me vendin e punës. Pamjet e njerëzve që ecin 'kokëulur' drejt këtij organizimi janë përshkruar nga Maho si të turpshme dhe si dëshmi e qartë e një presioni të papranueshëm.
Përtej indinjatës për trajtimin e administratës, shqetësimi më i madh për gazetarin mbetet siguria.
Bllokimi i bulevardit kryesor dhe organizimi i këtij festimi paralelisht me një protestë qytetare që po zhvillohet aty pranë, konsiderohet një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme.
Niqni intervistën e plotë:

