Ngjela bën deklaratën e fortë: Shkëputja e Enver Hoxhës nga Moska u ndihmua 100% nga Perëndimi

Një analizë e rrallë dhe e drejtpërdrejtë në emisionin “Drejt”, në “Ora News”, nga avokati Spartak Ngjela, ka nxjerrë në dritë anë të panjohura të diktatorit Enver Hoxha dhe një paralelizëm të papritur me kryeministrin aktual, Edi Rama.
Në një bisedë që trajton historinë politike shqiptare që nga Kongresi i 20-të në Rusi, zbulohen prapaskenat e mbijetesës së Hoxhës dhe ngjashmëritë e tij fizike e psikologjike me kreun e qeverisë së sotme.
“Pas Kongresit të 20 në Rusi, sepse modeli që ndodhi me vendet e Lindjes dhe ngeli vetëm ky stalinist. Ikën të gjithë stalinistët. Ky mbeti, edhe ky do ikte se e thirrën në Moskë, i thanë jep dorëheqjen, domethënë nga brenda. Ky u kthye nga Moska këtu dhe i ktheu kurrizin Moskës. Se duhet të kemi parasysh një gjë, Hoxha nuk qe ndonjë kapacitet i madh shtetist, por ishte, kishte intuitë të madhe politike në funksion të luftës politike.
Mirë, pastaj ishin të tjerë ata, por kur flasim po flasim për Enver Hoxhën. Se Shehu ishte tjetër, tjetër karakter dhe tjetër intelekt. Ky kishte këtë, që pozicionohej si Car. Pozicionohej si mbret absolut. Edhe në bisedë, edhe në të ecur, edhe në mënyrën se si flet, kuptohet që ka pasur, është strukturuar me kështu kulturë skenike. Kishte kulturë skenike.
Aktronte pra, kulturë skenike ishte kjo. Mirë, përkufizimet e mia nuk mund të gjenden dot, nuk mund të gjenden dot ndonjë gjë se unë isha atje, artifica... unë ndodha se isha atje, jo se më kishte thirrur ky. Dhe pastaj ai ishte individualist i madh, nuk e krijonte atë ekip në konceptin familjar. Dhe ruhej shumë. Por lëvizjet që bëri dhe shkëputjen nga Rusia ishte nivel i lartë. Se bënte dot çdo njeri. E bëri. Dhe ka mundësi që ta kenë ndihmuar, ta kenë ndihmuar perëndimi. 100%. Se kam parë ato që kanë thënë ata, që thanë ata krerët e perëndimit: nuk mund të rrëzohet Enver Hoxha, se vetëm ai mund ta shkëpusë Shqipërinë nga Moska. Dhe e shkëputi.
Ata janë tipa të veçantë. Dy janë që ngjajnë: Enver Hoxha dhe Edi Rama. Tani imiton Edi Rama Enver Hoxhën apo është natyrë e tij e brendshme, atë s'kemi si ta themi.
Në ecje, në mënyrën e të folurit, janë i njëjti tip. Se unë jam marrë me antropologji, me antropologji penale, e njoh mirë njeriun. Kanë afërsi në antropologjinë psikike ata të dy. Dhe tani unë nuk mund të them që Rama imiton Enver Hoxhën në ecje, por ata ecin të dy njëlloj. Apo jo? Po ka mundësi që të jetë ngjashmëri biologjike.
Jo, domethënë mund të jetë ngjashmëri që vjen si pasojë e rastësisë biologjike, jo se ky e ka imituar. Por mund të jetë dhe imitator i Enver Hoxhës, s'di”, u shpreh Ngjela.
Ndiqni emisionin e plotë:


