"Kampionati i barazimeve dhe i portierëve", Gjidiaj: Ekipet e mëdha kanë zhgënjyer!

Në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News ishte e ftuar Sara Gjidiaj, e cila u shpreh se ky Kampionat Botëror, përtej risive të formatit të ri, po rezulton një garë tejet interesante ku ekipet favorite kanë zhgënjyer në start, duke u dominuar deri më tani nga barazimet e shumta, kartonët e kuq dhe paraqitjet e jashtëzakonshme të portierëve.

"Botërori i risive që nga momenti që u lançua që do bëhej me më tepër skuadra, do ishin tre shtete pritëse, por në fakt nuk e prisja që të ishte kaq garë interesante duke parë që shumë ekipe të mëdha kanë zhgënjyer në këtë start, të paktën në xhiron e parë deri tani. Ka patur shumë barazime.

Mendoj do jetë botëror i barazimeve. Ky botëror nisi me kartona të kuq, kështu që do vazhdonte. Mendoj janë dhënë pak me atë nisjen që u bë me Meksikën dhe Afrikën e Jugut. Përveç barazimeve, mendoj edhe që ky botëror deri tani ka folur për portierët", u shpreh Gjidiaj.

EMISIONET