Demi: Gjermania revolucionarizoi futbollin botëror me përgatitjen fizike

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, fizioterapisti Klajdi Demi u shpreh se kombëtarja gjermane duhet admiruar për nivelin e saj atletik, duke theksuar se studimet e tyre mjekësore dhe sportive të vitit 2014 ndryshuan përgjithmonë mënyrën se si luhet futbolli në aspektin fizik.

"Niveli, niveli atletik i i ekipit gjerman është për për t'u admiruar. Pra, si duket te kjo short break-u, gjermanët arritën të qëndrojnë më në formë.

Dhe duhet parë që edhe në botërorin e 2014-ës, mendimin tim, si si fizioterapist dhe dhe futbolldashës, futbolli u ndryshua nga ana e e formës fizike që bëri Gjermania. Pra, u bënë mbi tre-katër vite studime, qoftë nga nga ana mjekësore, nga universitetet sportive, për të arritur që sportisti të shtyjë rreth 38 minuta deri në 40 minuta më shumë lojë.

Në anën e përgatitjes fizike. Dhe prandaj në mendimin tim Gjermania duhet admiruar në këtë fazë sa më shumë dhe duhet ta shfrytëzojë sa më shumë këtë pjesë", u shpreh Demi. 

EMISIONET