FOTO-LAJMI/ PS nuk humbet kohë, e zëvendëson direkt "rebelen" Marjana Koçeku me Briseida Çakërri

FOTO-LAJMI/ PS nuk humbet kohë, e zëvendëson direkt

PS ka zëvendësuar në ulësen e parlamentit Marjana Koçekun.

Në vend të saj është vendosur Briseda Çakërri. Më herët, Çakërri ulej në fund, nga ana e PD.

Pas largimit nga Partia Socialiste, deputetja Marjana Koçeku ka treguar se është penduar që nuk foli për prishjet e ndërtimeve në Theth disa muaj më parë.

Në nje postim në rrjetet sociale, Koçeku thotë se ajo ngjarje ka qenë një ndër goditjet më të mëdha në jetën e saj, pasi ato ditë ka qarë edhe më shumë se kur babai iu nda nga jeta.

Në atë kohë, deputetja heshti edhe pse nga banorët iu kërkua të reagonte dhe t’u dalë në mbrojtje banorëve.

Koçeku betohet se tani do t’i përfaqësojë si duhet qytetarët që e kanë votuar.

Postimi i Marjana Koçekut:

I kërkoj falje prej zemre Thethit.

Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.

S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.

PËR MË SHUMË NDIQNI TË GJITHA PUNIMET PARLAMENTARE NË SEANCËN E SOTME

EMISIONET