“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen

Analisti Andi Bushati, deklaroi se protesta popullore ka delegjitimuar Parlamentin, që para saj duket si një vjetërsirë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se ndërkohë që debati në Parlament zhvillohet nga figura të vjetra, në shesh ka shumë figura të reja me tjetër perspektivë.

Sipas tij, debatet në Kuvendin aktual janë shterp, dhe nuk janë në paralel me shqetesimet e shoqërisë.

“Një lloj droje që ia hedhin protestën njëri-tjetrin, por nuk dilte njeri kundër. Çdo politikan e di që është jo popullore ti kundërvihesh protestës, pasi një pjesë e madhe e opinionit është me ata. Ka dy javë, unë e ndjek Parlamentin, dukej debati atje një vjetërsirë, erë myk që vinte nga një kohë tjetër, ndërkohë në shesh ka kërkesa krejtësisht të reja, vizion krejt tjetër për atë që duhet për Shqipërinë, ndërkohë në parlament një debat që e dëgjon që para viteve 2000.

Kjo protestë ka delegjitimuar këtë parlament, duken të vjetër, me debate shterp, që nuk janë në paralel me shqëtësimet e shoqërisë, prandaj futen në të tillë rrjedhë absurde”, tha Bushati.

EMISIONET