Myrtaj: Ky Botëror po thyen çdo parashikim, stadiumet në Amerikën e Veriut janë plot
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Isuf Myrtaj ka vlerësuar ecurinë e Kupës së Botës, duke theksuar se kompeticioni po përmbush plotësisht pritshmëritë e larta me stadiume të mbushura plot dhe një atmosferë të jashtëzakonshme.
"Jehona e një botërori të madh u dëgjua që kur u vendos që kupa e botës do të luhej në tre shtete, në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritshmëritë, sikundër ishin në letër paraprakisht, po ecin sipas llogarive. Një kampionat, stadiumet janë të mbushura plot," u shpreh Myrtaj.

