Kampusi i Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, Rama: Nisma si plotësim i kërkesave të protestës së studentëve në 2018-n
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 10:36
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu” .
Rama e cilësoi si një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.
Nga ana tjetër, kryeministri u shpreh se kjo iniciativë vjen si plotësim i kërkesave të protestës së studentëve të vitit 2018.

