Kush po ndërton kullën me paratë e dr*gës në Tiranë? “Tirana Tower” fut në hetim edhe dy kompani të tjera

“Tirana Tower”, e cila do të ndërtohej pranë rrugës “Xhanfize Keko”, sipas SPAK është kontribut i parave që vinin nga trafiku i drogës.
Hetuesit kanë kryer kontrolle dhe kanë zbuluar se shoqëria “Bilali” shpk më pas ndryshuar emrin në “Altea Invest”, ka shprehur interes për të bashkëpunuar dhe investuar me 25% (kontribut në para) në realizimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi godinash shumë-katëshe (shumë funksionale banimi dhe shërbimesh) në rrugën "Xhanfize Keko" Tiranë, p r projektet “Tirana Tower” dhe Uzina e ish-Porcelanit.
Ky kompleks do të ndërtohet nga subjekti “Anchor Investments”, e cila do të investojë 50% të vlerës duke marrë përsipër të gjitha procedurat ligjore për kryerjen e këtij projekti. Gjithashtu në këtë bashkëfinancim do të angazhohet me 25% (kontribute në para) dhe subjekti “Brain VP sh.p.k përfaqësuar nga shtetasi Vasil Pelin (administratori).
Më pas referuar akt-marrëveshjes me nr. mbajtur përpara së njëjtës notere, shoqëria “Altea Construction” shpk kërkon dhe porosit tek shoqëria “Anchor Investments” shpk rezervimin dhe ndërtimin e disa pasurive të paluajtshme të llojit apartament, njësi, dhe poste parkimi përkatësisht me sip: 5 284.4 m2, 211.8 m2 dhe 51 copë tek objekti Strukturë banimi dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rruga Xhanfize Keko", Bashkia Tiranë" për të cilën është lëshuar leja ndërtimit me vendimin nr. 15 datë 08.03.2023 të KKT, me vlerë totale 659 597 200 ALL nga të cilat shuma prek konkretisht operatorët ekonomik tregtarë si më poshtë:
1. Anchor Investments" shpk Administrator: Albi Shyti Ortake/aksioner; Albi Shyti, Ardi Kollçaku, dhe Eduart Frangaj
2. Anchor Beton -Administrator: Vasil Pelin, -Ortake/aksioner; (Vasil Pelin)

Në këto rrethana ka dalë i nevojshëm veprimi i kontrollit të zyrave të operatorëve ekonomik të shtetasve Isa Aliu, Nikoll Bibaj dhe Shpëtim Bibaj, si dhe të operatorëve ekonomikë të tjerë që kanë bashkëpunuar nga pikëpamja ekonomike, me qellim kërkimin dhe sekuestrimin e sendeve që përmbajnë të dhëna për sqarimin e rrethanave të faktit penal të Pastrimit të produkteve të veprimtarisë bashkëpunim të posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal.
Nga SPAK është urdhëruar marrja e kompjuterë/labtop, usb, pajisje të tjera memorizuese, hard disc, blloqe dhe pajisje flet shënimesh, si kontrata shitjesh, kontrata bashkëpunimi, fatura likuidimi, dokumente që mund të disponojnë kompanitë e ndërtimit, lidhur me bashkëpunimin e tyre me shoqëritë tregtare kompani ndërtimit, në pronësi të shtetasve Isa Aliu, Shpëtim Bibaj si dhe telefona celularë të administratorëve të këtyre shoqërive dhe Nikoll Bibaj dhe kontabilistëve të tyre.


