Përshkoi të gjithë botën pa avion: Aventurieri danez zbulon sfidat e udhëtimit 10-vjeçar!

Përshkoi të gjithë botën pa avion: Aventurieri danez zbulon

Aventurieri danez Thor Pedersen ka hyrë në histori pasi arriti të vizitojë çdo vend të botës pa përdorur asnjëherë avionin, një sfidë që zgjati plot 3,576 ditë, ose pothuajse dhjetë vjet.

Megjithëse shumë e konsiderojnë këtë një arritje të jashtëzakonshme, vetë Pedersen thotë se nuk do t'ia rekomandonte askujt një përvojë të tillë. Gjatë udhëtimit të tij të pandërprerë, ai u përball disa herë me situata kërcënuese për jetën dhe kaloi vite të tëra larg familjes dhe vendit të tij.

Përvoja e tij tashmë është përmbledhur në një libër, ku ai nuk fokusohet te destinacionet turistike, por te sfidat dhe sakrificat që iu desh të përballonte për të realizuar këtë mision të pazakontë.

Një mbështetje të rëndësishme gjatë gjithë udhëtimit ai e gjeti te bashkëshortja e tij, Le, e cila e vizitonte sa herë që kishte mundësi dhe e ndihmoi të përshtatej me jetën normale pas rikthimit në Danimarkë. Çifti tashmë ka edhe një vajzë.

Pedersen pranon se fillimisht motivi i tij ishte fama, një ëndërr që e kishte që nga fëmijëria. Megjithatë, gjatë rrugëtimit në 203 shtete të njohura dhe pjesërisht të njohura nga OKB-ja, ai kuptoi se përvoja më e çmuar nuk ishte lavdia, por njerëzit që takoi.

Përshkoi të gjithë botën pa avion: Aventurieri danez zbulon

"E kuptova shpejt se vendet nuk janë asgjë pa njerëzit që jetojnë në to", shprehet ai, duke theksuar se mirësia dhe mbështetja e njerëzve në mbarë botën i dhanë forcën për të vazhduar udhëtimin.

EMISIONET