Rama i nxjerr dokumentin Dritan Goxhajt: Manipulator gjysmë taleban, gjysmë mitoman

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë dokumentin me deklarimet e Dritan Goxhajt në 1999, si një përgjigje për qëndrimin e tij në protestë.

Sipas dokumentit të vitit 1999, kur është pyetur nëse do të qëndrojë në luftën e Kosovës, Goxhaj është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.”

Rama e ka quajtur manipulator duke theksuar se nuk hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”…

Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah

Ndërsa këto janë fjalët e mia:

Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së.

Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet", shkruan Rama. 

Rama i nxjerr dokumentin Dritan Goxhajt: Manipulator gjysmë taleban,

EMISIONET